E enjte, 8 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mot i paqëndrueshëm me rrebeshe shiu, ç’ndodh me temperaturat gjatë ditës së sotme

Moti sot do të vijojë i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku në zonat veriore dhe veriperëndimore do të ketë rrebeshe të izoluara shiu. Pas mesditës, reshje shiu do të përfshijnë Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat e thella malore do të ketë reshje dëbore. Ky destabilitet do të vazhdojë edhe gjatë natës.

Temperaturat do të jenë të ulëta, me vlera që variojnë nga 3°C në zonat malore deri në 20°C në bregdet. Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi deri në 50 km/h nga jug, duke krijuar dallgëzim 4 ballë në brigjet detare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë