E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mot i paqëndrueshëm ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

Kjo e martë, 12 maj, pritet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit. Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e shiut do të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare, ndërsa në qarkun Shkodër ato do të shoqërohen edhe me shtrëngata.

Në qarqet e tjera të vendit priten reshje të dobëta, me intensitet të ndryshëm gjatë ditës.

Sa i përket temperaturave, ato pritet të luhaten si më poshtë:

Në zonat bregdetare: nga 17 deri në 23°C

Reklamë

Në vendet e ulëta: nga 14 deri në 25°C

Në zonat malore: nga 10 deri në 18°C

Ndërkohë, era pritet të fryjë me intensitet mesatar deri të fortë, duke sjellë herë pas here rritje të ndjesisë së freskët, veçanërisht në zonat bregdetare dhe ato malore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë