Rusia ka kërcënuar SHBA se do të përgjigjet ashpër ndaj sanksioneve të reja amerikane të miratuara kundër disa sipërmarrësve, kompanive dhe përgjegjësve të lartë rusë.

 

Masat  e reja amerikane të cilat u deklaruan një ditë më parë, shënjestrojnë 38 persona dhe sipërmarrje që i shtohen 24 të tjerave tashmë të prekura nga sanksionet e mesit të marsit, si përgjigje ndaj akuzave për ndërhyrje në zgjedhje dhe shumë sulmeve kibernetike.

 

Ne reagimin e Ministrisë së Jashtme ruse thuhet:

 

“Ky veprim i fundit anti-rus nuk do të mbetet pa përgjigje. Duke dështuar në arritjen e efektit të dëshiruar nga sanksionet e mëparshme, politikanët e Uashingtonit po ndjekin politika absurde. Duket se po përjetojmë rënien e Amerikës në kohë reale. Konfiskimi i pronës diplomatike ruse me forcë nuk është vetëm një shkelje e ashpër e normave ndërkombëtare. Ajo gjithashtu tregon se të drejtat pronësore, të cilat amerikanët i konsideronin dikur të shenjta, tani janë të pakuptimta në atë vend.”

 

Këto janë sanksionet më të ashpra të marra nga administrata Trump që prej ardhjes në pushtet në fillim të vitit 2017.

 

Zyrtarët nga Departamenti i Thesarit Amerikan thanë se oligarkët kanë nxjerrë përfitime nën regjimin e Putinit dhe luajnë një rol kyç në programin e tij keqdashës.

 

Sanksionet do të bllokojnë të gjitha pronat e oligarkëve që janë nën juridiksionin e Shteteve te Bashkuara dhe amerikanëve do t’u ndalohet të bëjnë biznes me kompanitë dhe personat mbi të cilët po vihen sanksione.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *