E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Mos prisni nga Monika”/ Kryemadhi porosi të rinjve: Imponojuni politikës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me të rinjtë në Durrës këtë të diel, për të cilët pati edhe një porosi.

 

Reklamë

Ajo kërkoi nga të rinjtë që të mos presin nga politika, por të marrin vetë situatën në dorë dhe të shfrytëzojnë çdo mundësi.

 

Reklamë

Kryemadhi “shigjetoi” edhe qeverinë, sa i takon sulmeve të kësaj të fundit ndaj programit elektoral të opozitës.

 

“Unë them që mos prisni nga Monika dhe nga Elona. Përfshihuni vetë, imponojuni politikës, sepse vetëm kështu do të jeni ju vetë ata që do të merrni vendimet për çdo gjë.  Shkoni derë më derë, njerëzit janë mësuar që në momentet e fundit kanë qenë në presionin e administratës, ju kanë gënjyer 8 vjet, se i gënjyer  njëherë n 8 vjet mos t’ju vrasë ndërgjegja. Ju premtojnë vende pune? Shumë mirë, për 3 muaj merreni vendin e punës por votën mos ja jepni. E gjithë kjo është një situatë që në fakt është fatkeqësi që ne e themi sot ne 2021 dhe bazohemi në mosmbajtjen e premtimeve të palëve të tjera kur në fakt ne duhet të trokasim derë më derë për tu thënë njerëzve sesa i prekshëm është programi ynë. Prandaj dhe ju ftoj qe ta lexoni programin, është shumë i thjeshtë për tu kuptuar , është shumë e rëndësishme që këtë gjë ta kthejmë në mentalitet që njerëzit të bëjnë diferencimin mes programeve. Flasin kush është programi por kur vjen puna ditën e fundit të zgjedhjeve nuk dinë ku shkojnë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë