Subscribe

Fermerët na kanë dhuruar moment shumë të bukura me përshtatjen e jetesës në fshat. Por, kjo nuk ka bërë të heqin fokusin nga loja. Veç momenteve gazmore, fermerët kanë diskutuar edhe për afrimitetin me konkurrentët. Ishte pikërisht dyshja Flori-Rigelsa në vathë duke komentuar fermerët e tjerë.

Pjesë nga diskutimi:

Flori: Je ok me skuadrën? Të janë afruar tani?

Rigelsa: Po, avash avash

Flori: Kush të ka dhënë më shumë  afrimitet?

Rigelsa: Albano, Elsa, Dijonisi ka qenë gjithmonë, Niko, edhe Çiljeta shumë e mirë.

Flori: Kam parë një tendencë të Albanos për t’u afruar. Edhe Elsa të është afruar?

Rigelsa: Po

Flori: Kam përshtypjen që nuk e ke shumë qejf Elsën

Rigelsa: Jo, pse? Kemi folur mbrëmë shumë gjëra interesante.

Flori: Domethënë me të gjithë je okay?

Rigelsa: Shumë mirë

Flori:Mirë, mos hajde të më ankohesh më!

Rigelsa: S’të jam ankuar

Flori: Disa herë

Kjo bisedë mes dysh tregon qartë edhe sfidën e konkurrentëve më njëri-tjetrin për çmimin e madh. Debatet, lojërat e momentet gazmore të VIP-ave të “Ferma Vip” mund t’i ndiqni live në dy kanalet e Tring. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *