Deputetja Rudina Hajdari u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 25 prillit të votojnë për Nismën Thurje, nën siglën e të cilës do të garojë edhe ajo.

 

Gjatë një takimi me qytetarët në Përrenjas, Hajdari konstatoi se ata ende nuk kanë ujë të pijshëm në çezma dhe se janë lënë në harresë.

 

Për këtë arsye, ajo shtoi se në zgjedhje partitë e vjetra duhen ndëshkuar me votë.

 

“Sot takova qindra njerëz të mirë dhe punëtorë në Përrenjas. Shqetësimi i tyre kryesor ishte harresa totale që i është bërë asaj zone këto 30 vite nga një klasë politike e cila jeton ne lluks me taksat e qytetarëve të ndershëm. Mbas 30 vitesh Përrenjasi ende nuk ka ujë të pijshëm rregullisht në rubineta, edhe pse zona ka pafund burime ujore. 30 vite që dëgjojnë të njëjtat premtime nga të njëjtit njerëz. 30 vite harresë, varfëri dhe emigrim. Ka vetëm një mënyrë për të dalë nga kjo situatë dhe ajo fillon duke mos i mbështetur më me votë fytyrat e vjetra të politikës dhe duke votuar Nismën Thurje në 25 prill. Do të jem në çdo fshat e lagje të qarkut të Elbasanit jo vetëm këto 3 muaj por çdo ditë të 4 viteve të ardhshme, për të treguar se si mund të bëhet ndryshe politika, jo për të pasuruar disa por në shërbim të gjithkujt.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *