Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 September 2026
Vizion fokus

Spektakël në Champions League! Fitore për Liverpoolin, PSG-në, Sportingun...

Protestuesit sulmojnë makinën e qytetarit, Rama u kthehet Demokratëve...

Poloni/ Treni përplaset me betonieren, 1 i vdekur dhe...

Yamal shkëlqen në Camp Nou, shiritin e kapitenit e...

Avioni i Zelenskyt u rrezikua nga droni, kryeministri norvegjez...

Kontrabandë në Kakavijë/ 685 kg mish dhe 83 kg...

Spektakël në Camp Nou, Barcelona nis Championsin me “manita”

“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm”, Lamallari: Masa ndaj shoferëve...

Vodhi makinën e ndaluar në rrugë, arrestohet 48-vjeçari në...

Nojer gati të vendosë një rekord në Champions League

“Mos flisni sikur ka zbritur në tokë i dërguari për të zgjidhur problemet”, Balluku opozitës: Keni kohë deri më 11 maj të vazhdoni me narrativën përçarëse

3 Dhjetor 12:43

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku nga salla e Kuvendit i është përgjigjur deklaratave të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gamzent Bardhi.

“Përdorni pensionistët për vota, që katër vitet e ardhshme, me votën e tyre të vidhni ju”, tha Bardhi ndër të tjera.

Me tone të ashpra, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se opozita e ka pasur për 8 vite në dorë që të reformonte pensionet dhe nuk e ka bërë. Gjithashtu Balluku tha se opozita ka kohë deri më 11 maj për të vijuar me retorikën përçarëse, duke nënkuptuar se zgjedhjet do të mbahen në këtë datë, edhe pse dta nuk është dekretuar ende nga Presidenti Begaj. Data e propozuar nga mazhoranca është pikërisht 11 maji.

Belinda Balluku: Kur të dilni këtu dhe të flisni nuk mund të flisni sikur jeni një forcë e re, sikur jeni shpresa e së ardhmes, sikur tani ka zbritur në tokë i dërguari për të zgjidhur problemet e këtij vendi. Ju jeni ata që keni qenë 8 vite në pushet dhe keni pasur në dorë të ndryshoni, reformonit pensionet dhe nuk e bëtë kurrë. Edhei Edi Rama, erdhi PS dhe e bëri. Ju jeni ata që shisnit hotele për të paguar bonusin. Ne jemi ata që kemi vendosur 100 mln në buxhetin e shtetit. Çmimi i energjisë elektrike do ulet, siç e ka premtuar Edi Rama. Dikur njerëzit nuk kishin energji elektritke. Sot ka energji elektrike në çdo cep të Shqipërisë. Ndryshe nga 2007-2008-2010 etj që jetonim në mes të Tiranës pa drita. Kush jeni ju dhe kush jemi ne? Ju keni kohë deri më 11 maj të vazhdoni narrativën tuaj përçarëse. Ne jemi këtu për të bërë punën, për të udhëhequr këtë vend sepse kemi marrë votën e popullit shqiptar.

Bardhi i cili mbajti fjalën para Ballukut u ndal te pensionet si dhe bonusi i fundvitit për pensionistët, duke ritheksuar edhe njëherë akuzat se shpërblimi për të moshuarit vjen vetëm 5 muaj para zgjedhjeve të pranverës 2025 dhe është ndërmarrë ky vendim me qëllim marrjen e votës së tyre.

Gazment Bardhi: Ju e quani lëmoshë, sepse ju paratë e qytetarëve që shkojnë për të ndihmuar qytetarët janë lëmoshë. Sepse paratë e qytetarëve sipas filozofisë suaj duhet të shkojnë në xhepat tuaja. Ngrihuni dhe na thoni sa e keni parashikuar bonusin për pensionistët në buxhetin 2025? Pas kalimit të zgjedhjeve parlamentare? Zero. Përdorni pensionistët për vota, që katër vitet e ardhshme, me votën e tyre të vidhnit ju.

Ndaj për ju është e pakuptueshme vendosja e minimumit jetik. Nëse nuk ju pëlqen propozimi ynë, sillni ju propozim dhe e votojmë. Minimumi jetik duhet të jetë 200 euro. Jetojnë në ekstrem varfëri, nuk ju intereson varfëria e tyre, por luksi juaj personal, mjafton të shikoni si jeni transformuar një pjesë e juaj nga koka tek këmbët. I thoni do shohim sa lekë ngelim nga ata që vjedhim ne, dhe në fund të shohim nëse ka ndonjë lekë për të rritur pensionet. Nuk mund të talleni kështu me shqiptarët. Në vitin e ardhshëm nuk parashikon bonus si këtë vit, Rrini sot me kokën ulur, sepse nuk ju lë Rama të mbani premtimet për pensionistët, sepse e dini që nuk ka lekë sepse i kanë vjedhur këta./vizionplus.tv 

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Belinda Balluku Gazment Bardhi

Nga e njëjta kategori

Protestuesit sulmojnë makinën e qytetarit, Rama u kthehet Demokratëve Evropianë: A do kishit mirësinë ta dënonit dhe këtë akt?

më shumë...

Kontrabandë në Kakavijë/ 685 kg mish dhe 83 kg peshk, arrestohet shoferi i autobusit

më shumë...

Kriza në Kosovë, analistja: Refuzimi për zgjedhjen e nënkryetarëve, pretekst! Vetëvendosja kërkon të zgjasë ngërçin

më shumë...

“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm”, Lamallari: Masa ndaj shoferëve që shkelin rregullat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:04

Spektakël në Champions League! Fitore për Liverpoolin,...

11:04

Protestuesit sulmojnë makinën e qytetarit, Rama u...

10:55

Poloni/ Treni përplaset me betonieren, 1 i...

10:41

Pse ndihemi keq sapo mbarojnë pushimet?

10:29

Lëngu i boronicës mund të ulë rrezikun...

9:45

Yamal shkëlqen në Camp Nou, shiritin e...

9:33

Avioni i Zelenskyt u rrezikua nga droni,...

9:12

Kontrabandë në Kakavijë/ 685 kg mish dhe...

9:10

Kujdes, pijet shumë të nxehta mund të...

9:01

Spektakël në Camp Nou, Barcelona nis Championsin...

8:57

Kriza në Kosovë, analistja: Refuzimi për zgjedhjen...

8:22

“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm”, Lamallari: Masa...

8:19

Vodhi makinën e ndaluar në rrugë, arrestohet...

8:11

Nojer gati të vendosë një rekord në...

8:00

Dronët rusë godasin pikën kufitare mes Ukrainës...

7:39

Ish-deputeti i Vetëvendosjes kallëzon Albin Kurtin në...

7:22

Bylykbashi: Pesë vitet e 9 shtatorit

7:20

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

7:09

Patosi kundër bashkimit me Fierin, nis dëgjesa...

6:53

Begaj në Oslo për ceremoninë e lamtumirës...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për ka...
  • Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para sta...
  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari i...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.