E hënë, 5 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Mori hakun e dajës/ Burg pa afat për Sebastian Malin, dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Billës

Lihet në burg pa afat Sebastian Mali, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës në zonën e “Komunës së Parisit”.

Reklamë

Mali është nipi i Viktor Markut dhe Prel Markut, i vrarë nga Billa në Britaninë e Madhe.

Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me Viktor Markun për të ekzekutuar Hekuran Billën me qëllim për të marrë hakun e dajës.

Seanca e sotme gjyqësore u zhvillua pa praninë e mediave, por mësohet se ai ka mohuar të ketë lidhje me krimin. Të hënën pritet që të jepet masa e sigurisë edhe për Viktor Markun, të arrestuar në Mal të Zi.

Më shumë video

Reklamë