E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Modelja që u bë murgeshë! Pse historia e Camila Rodriguez ka përçarë rrjetet sociale

Kamila Rodrigues Cardoso, 21-vjeçare nga Brazili, ka lënë pas karrierën e saj në modë dhe konkurset e bukurisë për t’i përkushtuar jetës monake. Ajo tani mban emrin fetar Motra Eva dhe i përket Kishës Ortodokse Siriane në Brazil. Në një video të vitit 2025, që ka mbledhur afro pesë milionë shikime në platformën X (ish-Twitter), ajo shfaqet e buzëqeshur me rrobën monake dhe flet për jetën e saj në një komunitet rural.

Megjithatë, vendimi i saj ka ngjallur reagime të përziera në rrjetet sociale. Disa përdorues e vunë në dyshim sinqeritetin e zgjedhjes së saj, duke u fokusuar te detajet si përdorimi i makiazhit dhe thonjtë e lyer, gjë që nuk praktikohet zakonisht tek murgeshat katolike. Disa komente e konsideruan zgjedhjen e saj si të “stisur” ose “jo të vërtetë”, ndërsa të tjerë e mbështetën për vendimin e saj të guximshëm për t’u larguar nga jeta publike dhe për t’u përkushtuar besimit.

Reklamë

Kamila Rodrigues Cardoso vjen nga qyteti Patos de Minas dhe ishte fituese e konkursit Miss Continente Teen Sol Nascente. Ajo konsiderohej si një nga talentet më premtuese për konkursin Miss Brazil dhe Miss Universe, por u largua nga ky ambient para tre vitesh për shkak të krizave personale, duke përfshirë dhe humbjen e babait të saj në moshë të re. Ajo ka thënë se bota e modës nuk i mbushi boshllëkun emocional dhe shpirtëror në jetën e saj.

Sipas saj, pika kthese erdhi gjatë një Liturgie të Shenjtë, kur drita e një murgeshe e inspiron të ndjekë një rrugë tjetër jetese. Që atëherë, Kamila vendosi të braktisë modën dhe të jetojë si murgeshë, duke i përkushtuar jetën besimit dhe komunitetit monak.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë