Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesën e mjekut për “legalizim të bakshishit”. Duke e quajtur të turpshëm këtë propozim, kreu i qeverisë theksoi se kjo dëshmon se lëvizja antikorrupsion në të gjithë sistemin ka filluar të ndiehet edhe më thellë.

 

“Një mjek që kërkonte legalizimin e ryshfetit. Është vërtet mbresëlënës për nga niveli i kurajos dhe për nga paturpësia e propozimit. Patjetër që niveli i shpërblimit të mjekëve duhet rritur dhe ne do ta rrisim ashtu sikundër e kemi rritur. Është një zotim që ne e kemi bërë që pagat për bluzat e bardha të rriten 40%. Të paguhen edhe sipas mundit, volumit dhe cilësisë së shërbimit që bëjnë individualisht.  Të thuhet që ka ardhur koha të legalizojmë ryshfetin është vërtet një mesash kuptimplotë për domosdoshmërinë e lëvizjes antikorrupsion në të gjithë sistemin tonë shtetëror që ka filluar të ndihet edhe më thellë. Nuk mund të ketë barazi për të gjithë bluzat e bardha se ‘të gjithë janë njësoj’ dhe të gjithë fusin duart në xhepat e pacientëve. Kjo nuk është e vërtet”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *