Pas infektimit me Covid-19, presidenti i SHBA-ve Donald Trump është shtruar në qendrën spitalore të ushtrisë amerikane për trajtim të specializuar mjekësor.

 

Mjekët amerikaën thanë për mediat se 72 orë pas diagnozës, presidenti ka simptoma të këputjes dhe ethe, por nuk ka nevojë të futet në oksigjen. Sipas tyre, ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore,

 

“Kanë kaluar 72 orë që pas diagnostikimit me Covid 19 dhe gjendja shëndetësore e presidentit është shumë e mirë. Ekipi dhe unë jemi jashtëzakonisht të lumtur me progresin që presidenti ka bërë dhe nuk ka pasur ethe gjatë 24 orëve të fundit. Presidenti nuk ka patur nevojë për oksigjen shtesë, por në konsultim me specialistët ne kemi zgjedhur të fillojmë terapinë Remdesivir. Ai ka përfunduar dozën e tij të parë dhe po pushon i qetë.”

 

I pyetur nëse presidenti amerikan ka pasur temperaturë gjatë kohës që ka pasur ethe, apo detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore pas infektimit, mjekët refuzuan të japin një përgjigje.

 

Para nisjes për në spital ku Trump ndodhet i shtruar, presidenti përmes një mesazhi të shkurtër falenderoi mbeshtetesit e tij dhe tha se edhe bashkëshortja, Zonja e Parë, Melanie Trump, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

 

“Dua të falenderoj secilin prej jush për mbështetjen e jashtëzakonshme. Po shkoj në Spitalin Walter Reed  për të garantuar që kjo gjë do të përfundojë mirë. Zonja e Parë gjithashtu është shumë mirë. Ju falenderoj dhe nuk do ta harroj kurrë mbështetjen tuaj”

 

Më herët Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Trump, 74 vjeç do të qëndrojë disa ditë në spital bazuar në rekomandimet e mjekut.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *