E shtunë, 28 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Mirëpresim edhe 100 vite të tjera”/ Blinken vlerëson Shqipërine pas takimit me Ramën

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përsëritur mbështetjen e Uashingtonit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ndërsa thekson nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin.

 

Deklarata pason takimin e një dite më parë në Uashington mes sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken dhe kryeministrit Edi Rama në 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

 

Reklamë

Në një postim në Twitter, kryediplomati amerikan uroi edhe 100 vite të tjera bashkëpunim me Tiranën zyrtare, duke vlerësuar veçanërisht rolin e saj në NATO dhe Këshillin e Sigurimit të OKB.

 

Në dy vitet e ardhshme, Shqipëria do të adresojë disa dosje të caktuara në Këshillin e sigurimit bashkë me SHBA, një proces i njohur si “bashkë-penë-mbajtje”. Kryeministri Rama e vlerësoi faktin që kjo iu besua Tiranës duke shtuar se do të bëjë gjithë ç’është e mundur për ta merituar miqësinë e veçantë me SHBA.

 

Në kontekstin e tensioneve mes Moskës dhe Kievit, Sekretari Blinken falënderoi Kryeministrin Edi Rama për mbështetjen ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit rus, si dhe për mikpritjen e afganëve të rrezikuar.

Më shumë video

Reklamë