E shtunë, 31 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Miqësorja me Kilin, FSHF del me njoftimin urgjent për tifozët

Shqipëria do të zhvillojë ditën e nesërme miqësoren e parë me Kilin, ndeshje e cial do të zhvillohet në stadiumin “Ennio Tardini” në parma të Italisë.

Për këtë ndeshje ka pëtur një interes të lartë tifozësh, prandaj FSHF ka njoftuar se përvecc online biletat mund të merrenh edhe fizikisht.

Reklamë

Duke filluar nga dita e sotme në ora 15:00 deri në 18:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Ennio Tardini”.

Ndërsa nesër që është edhe dita e ndeshjes, pika e biletarisë fizike në hyrje të stadiumit “Ennio Tardini” do të jetë e hapur nga ora 15:00 deri në 20:30.

Të gjithë tifozët që dëshirojnë të jenë prezent dhe të mbështesin Shqipërinë në ndeshjen miqësore ndaj Kilit, që do të zhvillohet në stadiumin “Ennio Tardini” në ora 20:45, kanë mundësinë të blenë biletat e tyre në dy mënyra; fizikisht pranë biletarisë në hyrje të stadiumit “Ennio Tardini” dhe online në linkun: Bileta për ndeshjen Shqipëri – Kili

Vazhdo të lexosh

Reklamë