Me nisjen e vitit të ri akademik, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka uruar të gjithë studentët. Në një postim në “Facebook”, ministri Bushati u kërkoi studentëve që të investojnë më shumë në dijet për veten, familjen dhe atdheun.

 

Ministri Bushati në kuadër të urimit, u shrpeh gjithashtu se përfshirja aktive e stuentëve në jetën publike është investimi më i sigurt i të ardhmes sonë euripiane.

 

“Suksese të gjithë studentëve në mbarë vendin për vitin e ri akademik! Rruga që keni nisur sot nuk është një rrugë me petale e as me gjemba, po një rrugë që duhet të bazohet fort te dija dhe te puna. Investoni në dije për veten, familjen dhe atdheun tonë të përbashkët. Ju jeni oponentët e vërtetë të punës sonë dhe testi final i reformave të ndërmarra, arritjeve dhe dështimeve tona. Ju jeni në fakt përfituesit më të mëdhenj të procesit të integrimit europian, por njëkohësisht edhe humbësit më të mëdhenj nga sherrnajat politike të brendshme. Prandaj, përfshirja juaj aktive në jetën publike është investimi më i sigurtë i të ardhmes sonë europiane. #Youth4EU #Albania4EU”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *