E hënë, 5 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive zjarri në të gjithë vendin! Nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara!

Ministria e Mbrojtjes, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se në territorin e vendit tonë janë aktive  8 vatra zjarri.

Në njoftimin zyrtar thuhet se , Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ka raportuar shuarjen e 7 vatrave të zjarrit ditën e sotme.

Reklamë

Sipas njoftimit, asnjë nga këto vatra zjarri nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

 “8 vatra zjarri janë aktualisht aktive në të gjithë territorin e vendit. Gjatë ditës së sotme, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ka raportuar shuarjen e 7 vatrave të zjarrit. Puna po vijon deri në shuarjen përfundimtare të vatrave aktive në qarqet Vlorë, Shkodër, Korçë dhe Tiranë. Asnjë nga këto vatra nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në aksionet e sotme, përveç forcave të Emergjencave Civile të pushtetit vendor, u angazhuan edhe 60 efektivë të Forcave të Armatosura”, njoftoi ministria. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë