Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 September 2026
Vizion fokus

11-shja e javës në Superiore, surpriza dhe emra të...

Medon Berisha i jep një lajm të mire Kombëtares...

Trump për Teheranin: Nuk më intereson nëse nënshkruajnë një...

Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve, çfarë...

Hodhi gaz lotsjellës në Kuvend në vitin 2018, gjykata...

Mourinho nuk fal askënd! Rregulla të reja dhe dënime...

Putini i quan masat gjermane një “gabim të rëndë”

Merr sot zyrtarisht detyrën, ambasadorja e re e BE...

Nga talent në protagonist! Interi blindon Pio Espositon për...

Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare...

Ministria e Jashtme apel qytetarëve shqiptarë në Iran pas protestave të dhunshme: Tregoni kujdes, kontaktoni nëse keni nevojë për ndihmë

11 Janar 22:14

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar në Iran, duke u bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që ndodhen aktualisht në këtë vend të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore shqiptare.

Në njoftimin zyrtar, Ministria thekson se për çdo informacion, emergjencë apo nevojë për ndihmë, qytetarët shqiptarë mund të kontaktojnë ambasadat shqiptare në rajon, përkatësisht në Katar, Kuvajt, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqi.

📳Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.

Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët…

— Albanian MEFA 🇦🇱 (@AlbanianDiplo) January 11, 2026

Reagimi i Ministrisë vjen në një kohë kur Irani është përfshirë nga protesta të dhunshme në mbarë vendin. Pavarësisht raportimeve për mbi 500 persona të vrarë dhe qindra të plagosur gjatë tri ditëve të fundit, protestuesit kanë dalë sërish në rrugë duke sfiduar një fushatë të ashpër shtypjeje nga autoritetet iraniane.

Qeveria iraniane ka intensifikuar ndërhyrjen përmes forcave të sigurisë, ndërsa ka vendosur një bllokadë pothuajse totale të internetit, duke kufizuar ndjeshëm komunikimin me botën e jashtme. Prokurori i Përgjithshëm i Iranit, Mohammad Movahedi Azad, ka deklaruar se çdo person që merr pjesë në tubime do të konsiderohet “armik i Zotit”, një akuzë që sipas ligjit iranian dënohet me vdekje.

Demonstratat, të cilat nisën më shumë se dy javë më parë për shkak të rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë, janë përhapur në mbi 100 qytete në të gjitha provincat e vendit. Protestuesit tashmë po kërkojnë hapur fundin e sundimit klerikal dhe largimin e Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei.

Udhëheqësi suprem i Iranit i ka cilësuar protestuesit si “vandalë”, duke i akuzuar se po veprojnë për t’i shërbyer interesave të presidentit amerikan Donald Trump. Ndërkohë, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar në rrjetet sociale se “Irani po shikon drejt lirisë”, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë, pa dhënë detaje konkrete mbi hapat e mëtejshëm.

Posted Under:
Anash Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

11-shja e javës në Superiore, surpriza dhe emra të spikatur

më shumë...

Kosovë/ Thellohet kriza politike, mungon kompromisi për Presidentin, opozita vijon protestat para qeverisë

më shumë...

Do ndërtonte pa leje në zonën e plazhit në Sarandë, arrestohet 47-vjeçari, pezullohet polici i zonës

më shumë...

Shtatori sjell ndryshime të mëdha në dashuri dhe financa, 5 shenjat e horoskopit me më shumë fat të muajit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:32

11-shja e javës në Superiore, surpriza dhe...

12:30

Kosovë/ Thellohet kriza politike, mungon kompromisi për...

12:29

Do ndërtonte pa leje në zonën e...

12:15

Shtatori sjell ndryshime të mëdha në dashuri...

12:15

Kurti: Marrëveshja për presidentin qëndron, me gjithë...

11:58

Medon Berisha i jep një lajm të...

11:40

“Depresioni” pas pushimeve, çfarë i ndodh trupit...

11:32

Aksidenti tragjik në Fushë Krujë-Rinas, humb jetën...

11:25

Gjumi dhe mikrobiota e zorrëve: Lidhja e...

11:05

Shënohet 39-vjetori i krijimit të Bazës së...

10:59

Këngëtarja Kida i jep fund beqarisë, ceremonia...

10:56

Trump për Teheranin: Nuk më intereson nëse...

10:39

Situatë kritike nga zjarri në Ulëz, flakët...

10:30

Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit e...

10:22

Mjeti lundrues mori flakë në mes të...

10:12

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas,...

Mirela Kumbaro
10:11

Dita e parë e shkollës, Kumbaro: Një...

10:09

Hodhi gaz lotsjellës në Kuvend në vitin...

10:04

Mourinho nuk fal askënd! Rregulla të reja...

10:03

Putini i quan masat gjermane një “gabim...

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Fushë Krujë-Rinas, humb jetën gazetari...
  • Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare m...
  • “Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”, protestë në Vaun e Dej...
  • “Më goditën me tavëll qelqi në kokë e fytyrë”, zbardhet dësh...
  • Pas sulmit në Leipzig, Evropa dhe NATO përgatiten për përgji...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.