E diel, 18 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ministria e Shëndetësisë: 65 të lënduar nga protesta e 17 tetorit, 12 të shtruar në Traumë

65 persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së zhvilluar më 17 tetor 2026, në kryeqytet. Sipas informacionit të Ministrisë së Shëndetësisë, mes të lënduarve janë 37 efektivë policie, 24 protestues dhe 4 kalimtarë, mes tyre edhe një i mitur.

Aktualisht, 12 persona vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Reklamë

Ndërkohë, bilanci i të lënduarve gjatë pesë ditëve të protestave ka arritur në 272 persona. Nga këta, 169 janë punonjës policie, 82 protestues dhe 21 kalimtarë.

Shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë pasqyrojnë përmasat e pasojave shëndetësore të përplasjeve të regjistruara gjatë ditëve të protestave.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.