Video · Vendi
Ministria e Drejtësisë: Policia të garantojë sigurinë e punonjësve të burgjeve dhe familjeve të tyre
Punonjësve të burgjeve dhe drejtuesve në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale do t’iu garantohet mbrojtje ndaj kërcënimeve që vijnë si pasojë e ushtrimit të detyrës.
Udhëzimi i Ministrisë së Drejtësisë parashikon që policia merr ne mbrojtje ata që për shkak të detyrës rrezikojnë jetën nga kërcënimit.
Reklamë
Në mbrojtje merren edhe familjarët e punonjësve të burgjeve si dhe prona e tyre.
Udhëzimi specifikon gjithashtu se kur mbrojtja nuk mund të garantohet nga Policia e Shtetit pËr shkak tË situatave të emergjencës, atëherë këtë detyrë duhet ta kryejë struktura e posaçme e policisë së burgjeve.

Më shumë video
Reklamë




