Subscribe

Nga fillimi i vitit tjetër qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të duhet të paguajnë me tarifat roaming kur të levizin në vendet respektive .

 

Ky është një nga vendimet që pritet të merret në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive që do te mbahet në datën 26 nëntor në Pejë.

 

I ftuar ne emisionin 7 pa 5, në Vizion Plus, ministri i Zhvillimit Ekonomik i Kosovës, Valdrin Lluka u shpreh se ky është një bashkëpunim me shumë interes për qytetarët, duke pasur parasysh fluksin e lëvizjeve në sezonin e verës

 

 

Më poshtë intervista e plotë:

 

Cili ka qenë fokusi i takimeve në Tiranë?

Qëllimi kanë qenë dy konferenca, konferenca e mes ujrave midis Kosovës dhe Shqiperise, dhe një forum ku do diskutojmë axhendën e rajonit. Gjithashtu kemi pasur një takim me ministrin e Infrastrukturës, Gjiknurin. Kemi realizuar një marrëveshje mirëkuptimi midis dy vendeve për sa i përket territorit të ujërav, certifikimin e staftit të kompanive që janë për ujërat rajonale.

 

Kjo është një cështje me shumë impakt?

 

Kjo ka shumë rëndësi për vendin, sidomos në Shqipëri dhe Kosovë ku ne kemi humbje tepër të mëdha të ujërave. Në Kosove kemi rreth 58% humbje të ujit që ne përpunojmë, nuk faturohet, pra është humbur. Në Shqipëri është i ngjajshëm, dhe kjo normalisht që uji është një pasuri që duhet ruajtur që duhet menaxhohet më mirë dhe jemi duke punuar së bashku.

 

Në cfarë drejtimi jemi duke punuar?

 

Kemi disa projkte që të rrisim investimet kapitale në infrastruktur. Ne kemi problem me uje matëse sepse janë tepër të vjetërsuara dhe nuk e masin ujin siç duhet. Një projekt për Kosovën afro 40 milion euro, dhe Shqipërinë diçka më tepër për këtë pjesë. Përshembull dhe gypat janë të çarë ka rrjedhje dhe kjo sjell humbje. Dhe një pjesë e rëndësihme janë ndërhyrjet ilegale që janë në rrjetë të cilat përbëjnë dhe humbjet më të mëdha. Dhe për këtë kemi strategji të ndryshme për t’i luftuar. Banka Botërore jep një raport për potencialet për rezervat ujore, Shqipëria ka rrjedhje teper të më dha të ujit ndoshta s’ka nevoje dhe për rezerva ujore por Kosova ka rrjedhje të vogla dhe ka nevojë prandaj po mendojmë të investojmë 50 milion euro që të paktën të sigurojmë tre rezerva ujore.

 

 

Sa efektive janë mbledhjet midis dy qeverive kur dhe tjetra do jetë në fund të nëntorit?

 

Për disa qarqe kanë qënë shumë efektive për disa jo për shkak të pengesave të ndryshme, mirëpo unë besojë që qëllimi final është i mirë duhet të vazhdojnë mbledhje të tilla. Në do mblidhemi në 26 nëntor të këtij muaji, pritet të nënshkruajmë disa marrëveshje, të paktën me ministrin Gjiknuri do nënshkruajmë marrëveshjen për roaming për telefonat mobile.

 

Kjo është një gjë shumë e mirë se te dy qytetarët e vendeve kalojnë goxha kohë në Kosove dhe Shqipëri?

 

Sigurisht sepse ka kosovarë që vijnë këtu dhe kalojnë pushimet e sezonit të verës, pastaj gjatë dimrit shqiptarët vijnë në Kosovë ç’ka është një kombinim shumë i mirë.

 

Nëse kemi një marrëveshje të plotë kur pritet të jetë implemetimi?

 

Implemetimi bëhet përmes disa vendimeve që rregullonë pjesen që obligon operatorin që ta implemetojnë direkt. Pjesa teknike është gati nuk ekzistonë ndonjë ngarkesë. Pjesën e vendimeve nga ana e Kosovës i kemi kry dhe na duhet maksimumi dy javë për implemetim. Nga pjesa e Shqipërisë duhen disa vendimeve qeveritare për ta përfunduar dhe pas shumë gjasave mundësit nga fillimi i vitit të ardhshëm mund të implemetojmë.

 

A ka vendime të tjera që i përket sektorit tuaj që pritet të ketë negocim në mbledhje?

 

Jo sepse kemi lëshuar disa marrëveshje dhe më herët.

 

-Ideja për mbledhje qeverive është e hershme që në 2007, Arber Xhaferri e ka hedhur si ide, në fakt kush e pengoi një gjë e tillë që erdhi kaq vonë, dhe tani që bëhet a ka efekte reale apo vetem efekte show?

 

Dhe efekti show është pozitiv që I tregojmë rajonit që ne jemi bashkë. Po e them prap që ka pasur pengesa për implimetimin e disa marrëveshjeve si psh për tregun e përbashkët energjitik apo bursës së energjisë që s’janë miratur për shkak të problemeve që ne kemi me Serbinë. Por ka marrëveshje të tjera që janë implemetuar me sukses, në përgjithësi unë mendojë që qëllimi është tepër I mirë.

 

Infrastruktura hekurudhore është një tjetër problem si jemi në këtë drejtim?

 

Kosova ka marrë një grand nga komisioni europian, rreth 100 milion euro dhe vet financim rreth 105 milion euro, ku do bëhet koridori qe lidh Serbine me Maqedoninë përmes Kosovës, ky është projekti i parë madhor në këtë drejtim. Tani është duke u bërë, disa studime për të parë mundësinë e lidhjes përmes Tiranës dhe Prishtinës. Një investim që përveç hekurudhes të vinte dhe lidhja me gas. Këto janë dy projekte tepër të mëdha dhe të rëndësishmë infrastrukurore që do na ndihmonin dhe për shkëmbimin e mallrave mes vendeve. Pasi me transport rrugorë është më i shtrenjtë dhe tani me koston e pagesës së rrugës që është 8% e shpenzimit të rrugës. Ky investim pritet të sjell dhe çmime me konkuruese në treg. Për ne e mira është që doganat të eleminohen sic është plani dhe të sillet në Durrës.

 

A i përdorini portet tona?

 

Po i përdorim normalisht, është dhe porti i Selanikut, që është shumë aktiv. Se Kina bashkëpunon me Seleknikun që vijnë dhe mallrat në Kosovë. Por tani 5 vitet e fundit porti i Durrësit ka qënë shumë aktiv për importin dhe eksportin e mallërave në Kosovë.

 

A mendoni se duhet të kishte porcedura dhe tarifa që ta bënin këtë bashkëpunim më të lehtë?

 

Sigurishtë. Se psh me doganat janë procedura që vonojnë dhe kamionat mund të presin dhe 24 orë për tu kontrolluar. Ideja është që të krijojmë një pikë të përbashkët doganore në Durrës. Sepse dogana sjell dhe dëme sepse ka produkte të ndjeshme dhe mund të prishen në pritje. Prandaj është e pakuptusheme si nuk kemi arritur mes dy vendeve mirëkuptimin dhe njohjen e certifikatave të ndryshme. Kështu që ka hapsirë për bashkëpunim më tepër.

 

Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet vende që kanë problem me energjinë, pse vjen kjo?

 

Janë disa arsye, Kosova nuk ka investuar në kapacitete gjineruese që prej vitit 1984. Nga ana tjetër rrjeti i distrubucionit si në Kosove dhe Shqipëri ka qene i stërvjetëruar, që sjell ndërprerje të energjisë. Dhe për këtë në Kosovë investimet kanë nisur këto 5 vite, rreth 20 milion euro në vit dhe për 15 vite do investohen afro 300 milion euro. Nga ana tjetër, me hidrocentralet kosovare jemi duke punuar që kemi lëshuar marrëveshjen dhe pritet të nis ndërtimi në 2019. Dhe në Shqipëri normalisht kanë nisur ndërtimi i hidrocentraleve të reja dhe tani kemi dhe ato me gas si psh ai i Vlorës,

 

 

-Roli i Serbisë në të gjithë këtë proces?

 

Roli i Serbisë, deri më tani ka vepruar si pengese për integrimin e tregut të përbashkët midis Kosoves dhe Serbisë. Serbia nuk e njeh Kosovën si një treg të veçant kontrollues të energjisë. Pavërsishtë se është lëshur një marrëveshje midis dy kryeministrave të vendeve që Serbia na njeh dhe ne të regjistrojmë një kompani serbe në veri të Kosovës që të bëjë faturimin e qytetarëve të veriut. Kjo nuk është bërë nga ana e Serbisë, ne kemi pasur iniciativë për të kryer të gjitha detyrat tona dhe sipasojë e kësaj ne kemi afro 23 milion euro humbje vjetore. Kjo pengon dhe integrimin  me Shqipërinë pasi ne mund të bëjmë shkëmbim energjie, sepse ne marrim energji nga thengjilii ju nga uji, dhe gjatë veres kur Shqipëria s’ka ujë ne mund t’i sjellim energji dhe gjatë dimrit kur Shqipëria ka teper ujë mund të na e rikthej atë energji neve. Por pritet që Serbia të tërhiqet sepse ka presion nga komisioni europian.

 

-Pra tani jemi ne fazën që ndërkobëtarët ta bindin, detyrojnë Serbinë?

 

Po sepse dhe sot ishim në një takim me organizatën europiane të trasmicioneve të Europës, e cila po përgatit një padi dhe një formë detyrimi për Serbinë që ta pranojë Kosoven si një bllok të vecant energjitikë.

 

E mendoni ndërtimin e një heci të madh si bashkëpunim midis Kosovës dhe Shqipërisë?

 

Po e kemi një ide, e cila është afër aprovimit dhe fillimit, Bashkimi europian do të financojë të dy vendet me afro 20  milion euro.  Kjo pritet të ndërtohet në pjesën kufitare afër prizrenit, Shqipërisë dhe Maqedonisë e cila është një pikë e mirë për një hidrocentral me kapacitet tek 200 megoavat

 

Pse është Serbia partneri numër një i Kosovës?

 

Këtë pyetje ja bëj dhe unë vetes si ka mundësi një vend armiqësor është importuesi numër një në Kosovë. Unë mendoj se ka të bëj nga sistemi i vjetër, qytetarët janë mësuar me ato produkte, dhe pjesa tjetër që çmimet janë më të lira. Por Kosova duhet ti kushtoj me shume rendesi sepse ka produkte qe janë të dampuara sic ndodhi rasti me miellin.

 

Mielli serb me mas 11% proteinike vjen në Shqipëri, ju duket normale kjo?

 

Nuk është normale sepse është një produkt që duhet të ushqesh kafshët, por duhet që shteti jonë t’i bëj detyrat e veta, që ta kontrolloj dhe te mos e lejojë. Prandaj duhet të ndajm biznesin nga obligimet qe kemi për të mbrojtur qytetarët. Prandaj Kosova dhe Shqipëria duhe të jetë më agresiv ne kontrollin e produkteve. Sepse qytetarët nuk shohin cilësin por çmimin.

 

-Rruga e kombit a e ka atë efekt që pritej???

 

Normalisht që e ka efektin, është një rrugë që ka kushtuar shumë dhe na ka lehtesuar rrugen, për dy orë e gjysëm jemi në Tiranë. Kjo ka sjell dhe rritej të kosovarve që vijnë dhe pritet te vijnë dhe maqedonasit pasi në përfunduam atuostradën Prishtinë-Shkup. Cka do sjelli numër më të lartë turistësh që do rrisi vlerën e turizmit shqiptarë. Dhe nga ana tjetër transporti i mallërave ka sjell një rritje në tregëti dhe pse jo aq sa është pritur.

 

A do ta përdori Serbia këtë rrugë për të sjell produktet?

 

Po padyshim, kur investojmë në rrugë bëjmë që të sillen importe me lehte dhe në Kosove dhe Serbi që rrit dhe konkurencen me prodhuesit vendor.

 

-Pse s’kemi kompani te përbashkëta ndërkombëtare midis Shqipërisë dhe Kosoves?

 

Kompania e parë që po bëhet është bursa energjitike. Dhe kjo do jetë një shembull I parë që do të shërbej, për metodat e ardhshme, ne jemi shumë optimistë që do funksionojë shumë mirë. Dhe nese del me suksese pse te mos investohet ne projekte te tjera.

 

Ndalemi në aspektin politikë, AKR ka katër ministri si po shkon?

 

Në përgjithësi po shkojnë mirë, janë katër ministri të rëndësishme, me një përqindje pjesëmarrje tëpër të madhe në ekonomi, zhvillimin e vendit. Kemi bashkëpunim shumë të mirë me kollacionit për projekte që kishin ngrirë për vite më radhë, si pshm miniera me plumb dhe zink, për ndërtimin e hec etj.

 

Bexhet Pacolli në krye të Ministrisë së Puneve të Jashtmë është angazhuar për një njohje me të madhe të Kosovës, a kemi pasur rezultate konkrete?

 

Njohjet janë një sfidë tepër e madhe, është një proces që kërkon lobime në vazhdimësi. Ne kemi një komshi si Serbia që gjithmonë bënë kundër njohjes tonë, që japin, armë japin bursa, vetëm qe shtetet e varfëra të mos e njohin Kosovën. Kjo sjell vështirësi. Pacolli ka qene i sukseshëm për të mbrojtur dhe këtë që kemi tani, dhe kjo eshte nje suksese, dhe shpresojme se dhe tani mund te kemi njohje të reja se ka premtime. Por tani kemi më me rëndësi interpolin ku me 18 nëntorë kemi dhe votimin ku kosova paraqitet si anetare. Aty e kemi sfiden kryesore qe të lobojmë me shtete që nuk e njohin kosoven të paktën të mos na votonin kundër.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *