E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ministri izraelit i Mbrojtjes kërcënon Libanin: Do të ktheheni në “epokën e gurit” nëse shpërthen lufta me Hezbollahun

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallad, ka paralajmëruar se nëse shpërthen lufta me Hezbollahun, ushtria izraelite është e aftë të bëjë një “kërdi” të tillë në Liban, saqë do ta kthejë vendin fqinj “në Epokën e Gurit”.

Duke folur me gazetarët gjatë vizitës së tij në Uashington, Gallant këmbënguli megjithatë se qeveria Netanyahu preferon të gjejë një zgjidhje diplomatike për krizën kufitare izraelito-libaneze.

Reklamë

Që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, pothuajse çdo ditë ka pasur armiqësi midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut, i cili mbështet lëvizjen islamike palestineze.

Ministri izraelit i Mbrojtjes tha gjithashtu se gjatë kontakteve që ka pasur me zyrtarë të lartë amerikanë janë diskutuar propozimet për qeverisjen e Gazës së pasluftës, duke nënvizuar se do të jetë një “proces i gjatë dhe i ndërlikuar”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë