Subscribe

Turqia i ka dorëzuar zyrtarisht Shqipërisë listën e personave te organizatës FETO të klerikut Fet’hullah Gylen, me qëllim ekstradimin e tyre. Këtë e bëri të ditur ministri i jashtëm turk Mevlud Çavushoglu gjatë konferencës për shtyp në Tiranë me homologun Bushati.

I pyetur nga Vizion Plus, kryediplomati turk nënvizoi se për cdo emër ekziston një vendim gjykate.

 

“Pritshmëria jonë nga Shqipëria: i kemi percjellë qartë të gkithë hapat që duhen hedhur për eliminimin e FETO dhe veprimtarisë që zhvillohet këtu. Kemi dhënë listat me emrat e tyre miqve tanë shqiptarë. Kemi dhe listën e personave për të cilët kërkojmë ekstradimin e tyre, bazuar në të drejtën ndërkombëtare, kemi paraqitur vendimet e gjykatave dhe provat.

 

 

 

Shefi i diplomacisë turke shtoi se lëvizja Gylen është e pranishme në Shqipëri dhe përbën kërcënim për vendin

 

“Ka nje strukture Fetoiste teper serioze ne cdo fushe, si dhe ne vendet e tjera kane perdoruru sistemin arsimor e kane depertuar ne sistemin shteteror. Nuk mund te hedhin me hapa te tjere. Sigurisht kjo organizate terroriste eshte kercenim per Turqine. Ata nuk jane vetem. Ketu ka elemente te FETO-s dhe ne presim dicka nga Shqiperia. Presim qe te mbyllen institucionet qe bejne veprimtari antiturke . Ajo organizate eshte kercenim shume seriz edhe per Shqiperine. Ata mund te bejne cdo gje. Ne nuk strehojme asnje terrorist qe vjen nga shqperia, kete presim edhe nga Shqipëria të bëjë.

 

Ndërsa ministri Bushati bëri të qartë se cdo vendim do të merret konfirm të ligjeve ndërkombëtare.

 

“Shqipëria ka qenë një nga vendet e para që është solidarizuar me çfarë ndodhi në Turqi, në rrethanat e grushtit të shtetit, por nga ana tjetër është vend anëtar i NATO-s, kandidat për në BE, ka aderuar në disa dokumente të rëndësishme ndërkombëtarë në fushën e ekstradimti dhe çdo politikë e tillë ndiqet në rrugë diplomatike dhe asesi në konferenca shtypi.”

 

Gjatë konferencës për shtyp, dy ministrat dhanë një mesazh pro ndryshimeve kushtetuese në maqedoni që do ti hapin rrugën integrimit të Maqedonisë ne BE dhe në NATO.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *