Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion mbi Izraelin

Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar në Sllovaki

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen momentet e...

Përfundon dita e 79 e protestës, nis marshimi në...

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit, 4 të...

Vijon të mbetet e rënduar situata në pyjet e...

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra aktive,...

Tragjedi në brigjet e Libisë, 7 emigrantë humbin jetën...

Ministri Hasani takim me Ministrin Francez të Deleguar për Evropën: Avancim i marrëdhënieve shumëdimensionale mes dy vendeve

9 Prill 16:18

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme,  Igli Hasani ka mikpritur sot Ministrin Francez të Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, i cili ka nisur një vizitë dy-ditore në Shqipëri.

Gjatë takimit, të dyja palët kanë nënvizuar angazhimin e përbashkët për integrimin evropian, intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal. Sipas Ministrit Hasani, vizita e z. Haddad është reflektim i marrëdhënieve të veçanta, të shëndosha dhe shumëdimensionale të ndërtuara mes Shqipërisë dhe Francës mike.

Në kuadër të rrugëtimit evropian të Shqipërisë, Hasani vlerësoi veçanërisht angazhimin serioz të Francës në institucionet e BE-së, i cili ka qenë kyç për sigurimin e një procesi të drejtë dhe transparent të negociatave për anëtarësim.

“Mbështetja e palëkundur e Francës në rrugën tonë evropiane është e paçmuar dhe jemi sinqerisht mirënjohës për këtë mbështetje, e cila forcon vizionin tonë të përbashkët për një Evropë të bashkuar dhe të begatshme. Ne shpresojmë shumë që të vazhdojmë të kemi këtë mbështetje, veçanërisht për mbajtjen e Konferencës së Katërt Ndërqeveritare, e cila urojmë të zhvillohet në ditët në vijim, sikurse edhe për hapjen e kapitujve të tjerë të mbetur brenda 2025-s deri në arritjen e objektivit tonë të qartë si kristali: mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027”, u shpreh Ministri Hasani.

Pjesë e rëndësishme e takimit të sotëm ishte edhe Samiti i ardhshëm në Tiranë i Komunitetit Politik Evropian, një samit historik që do të organizohet në Tiranë më 16 Maj 2025.

Ministri Hasani u shpreh se: “Shqipëria ka privilegjin dhe nderin të mikpresë këtë ngjarje të rëndësishme, e cila synon promovimin e bashkëpunimit dhe dialogut mes shteteve të Evropës për sfidat e përbashkëta, duke përfshirë sigurinë dhe stabilitetin. Roli kyç i Francës në themelimin e Komunitetit Politik Evropian është i jashtëzakonshëm, dhe ne do të angazhohemi maksimalisht për të avancuar objektivat e tij gjatë samitit të Tiranës”.

Ndër të tjera, dy ministrat vlerësuan edhe angazhimin  aktiv të Francës në Ballkanin Perëndimor, i cili është thelbësor për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.

“Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht rolin e Francës në promovimin e një Evrope të qëndrueshme dhe të sigurt”, nënvizoi Ministri Hasani.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Benjamin Haddad ministri hasani Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Përfundon dita e 79 e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit, 4 të plagosur, njëri me djegie të shumta

më shumë...

Dita e 79-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

më shumë...

“Fluturoi helika më pas shpërtheu në flakë”, dëshmitarja tregon momentin e përplasjes së helikopterit në Greqi: Vdiqën të gjithë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:49

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

10:47

Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion...

10:31

Huthit sulmojnë një anije në Detin e...

10:29

Krem apo sprej kundër diellit? Ja cili...

10:16

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar...

10:04

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen...

9:42

Përfundon dita e 79 e protestës, nis...

9:08

Si të dallojmë dikë që gënjen

9:02

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit,...

8:47

Vijon të mbetet e rënduar situata në...

8:34

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7...

7:52

Tragjedi në brigjet e Libisë, 7 emigrantë...

7:47

Dita e 79-të e protestës, qytetarët marshojnë...

7:34

Sulm me armë, vriten 3 persona, mes...

7:26

Ushqimet që lehtësojnë fryrjen dhe qetësojnë tretjen

7:15

Irani kërcënon SHBA-në: Do të marrim vendime...

7:09

“Fluturoi helika më pas shpërtheu në flakë”,...

6:40

Fluks i lartë qytetarësh në pikën kufitare...

6:32

Aksident tragjik në Greqi, rrëzohet helikopteri gjatë...

6:18

Pamje të rënda! Momenti kur taksisti përplas...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari humb jetën...
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton drejtorin...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por u vetëdo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.