Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 November 2025
Vizion fokus

Vdekja tragjike e 64-vjeçares, u sulmua nga një dre...

Netanyahu zotohet se Izraeli do t’i vazhdojë sulmet ndaj...

I biri vrau policin 1 vit më parë, arrestohet...

Spiropali do takohet me homologen australiane, zbardhet agjenda

“Analfabetizmi” në Shqipëri, Rama tregon gjobën që ka vendosur:...

Rama: Unë vuaj nga pakënaqësia. Jam i pathyeshëm në...

Me mbështetjen e Evropës, Ukraina takohet me zyrtarë amerikanë...

Aksident në Dibër, përplasen 2 makina, lëndohen 5 persona

Mbi 300 nxënës dhe 12 mësues rrëmbehen në një...

Aksident fatal në një cirk në Itali, akrobati humb...

Ministeriali i Taorminës në Itali, ministri Hasani: Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen

19 Qershor 12:09

Taormina, Itali, 19 qershor 2025 – Ky vit shënon përvjetorin e 70-të të Konferencës historike të Mesinës dhe Taorminës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të rrugëtimit evropian, ku u hodhën hapa thelbësorë drejt integrimit të mëtejshëm të kontinentit, që kulmuan me krijimin e BE-së.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në ministerialin e organizuar në kuadër të këtij përvjetori, ku bashkë me homologë nga vende anëtare dhe kandidate për BE diskutoi rreth trajektores së BE-së, si dhe sfidave dhe perspektivave në një kontekst të ri gjeopolitik.

Në fjalën e tij, Ministri Igli Hasani nënvizoi se kjo datë nuk duhet vetëm rikujtuar, por duhet rigjallëruar me ambicien e saj.

“Uroj që kjo përvjetor i 70-të të jetë më shumë sesa një përkujtim. Duhet të jetë një thirrje për guxim. Duhet të na kujtojë se BE nuk ka përfunduar – është ende duke u formuar. Dhe se zgjerimi nuk është një barrë – është një premtim. Një premtim për paqe, për dinjitet, për një kontinent që refuzon të ndahet midis qendrave dhe periferive, midis anëtarëve të kaluar dhe atyre të ardhshëm. Se zgjerimi nuk është një proces administrativ, por një zgjedhje strategjike për paqen. Dhe se Evropa nuk mund të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor.” – u shpreh ai.

Duke u ndalur tek rrugëtimi i Shqipërisë drejt familjes evropiane, Ministri Hasani vlerësoi se:

“Për ne, rruga drejt Evropës nuk është një çështje komoditeti. Është një thirrje kombëtare, e rrënjosur në besimin se vendi ynë – nga historia, gjeografia dhe vlerat – është brenda familjes evropiane. Kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara, duke hapur 4 grup-kapituj për negociata, ndërsa presim brenda vitit të hapim edhe dy të tjerat. Objektivi është i qartë: mbyllja e negociatave brenda 2027 dhe anëtarësimi në BE deri në fund të dekadës.”

Ai deklaroi se rrugëtimi i Shqipërisë është i lidhur me atë të rajonit tonë, teksa vendi ynë vazhdon të luajë një rol konstruktiv – duke promovuar dialogun, duke mbështetur iniciativa rajonale dhe qëndruar fuqishëm pas vlerave evropiane.

“Angazhimi i Shqipërisë ndaj BE-së është i palëkundur. Por edhe angazhimi i BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor duhet të jetë gjithashtu i besueshëm.” – shtoi Ministri Hasani.

Konferenca e Mesinës dhe Taorminës në vitin 1955 u bë gur themeli për krijimin e Traktateve të Romës dhe më pas të vetë Bashkimit Evropian. Në këtë 70-vjetor, kjo konferencë përfaqëson një moment kyç për të vlerësuar të kaluarën dhe për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët evropiane./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
BE Igli hasani ministri hasani taorima

Nga e njëjta kategori

Përmbyten tokat bujqësore në Lezhë, fermerët janë të shqetësuar për dëmtimin e të mbjellave

më shumë...

Ndalon shiu, nisin reshjet e dëborës, policia u bën apel shoferëve të bëjnë kujdes në zonat malore 

më shumë...

Pako ushqimore për 62 familje në Pogradec, bonus qiraje për të evakuuarit

më shumë...

I biri vrau policin 1 vit më parë, arrestohet 57-vjeçari në Fier, i kapet pistoletë dhe fishekë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Shembje masive dheu dhe shkëmbinjsh në aksin Qukës-Qafë Pllo...
  • Ulje temperaturash, reshje shiu dhe dëbore! Parashikimi i mo...
  • 36-vjeçari nga Librazhdi u jep valium vjehrrit dhe vjehrrës...
  • “Analfabetizmi” në Shqipëri, Rama tregon gjobën që ka vendos...
  • EMRAT/ Makina del nga rruga në Vlorë dhe përfundon në kanal...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.