E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Ministerial për Korridorin VIII Spiropali: Projekti me rëndësi strategjike lidh Adriatikun me Detin e Zi

Tirana u kthye në kryeqytetin e diskutimeve të iniciativës infrastrukturore të Korridorit të VIII-të, që ndërlidh Detin Adriatik me Detin e Zi.

Ministrat e Jashtëm të vendeve që janë pjesë e projektit u pritën nga kryediplomatja shqiptare Elisa Spiropali, e cila shpjegoi dhe përfitimet e këtij projekti me rëndësi.

Reklamë

“Rrugët, hekurudhat, portet dhe lidhjet energjetike janë asete strategjike. Korridori VIII është i vetmi aks i vërtetë lindje–perëndim në Europën Juglindore. Ai lidh Adriatikun me Detin e Zi përmes vendeve tona, të gjitha anëtare të NATO-s. Kjo i jep këtij korridori një dimension të dytë, shumë praktik. Ai nuk është vetëm një projekt ekonomik dhe integrues. Ai është edhe një korridor ndërveprueshmërie”, tha Spiropali.

Si përfaqësues i Italisë, kryediplomati Antonia Tajani e cilësoi Shqipërinë tashmë një vend europian, ndërsa shtoi se Korridori VIII është pjesë e strategjisë për bashkimin e Ballkanit me BE-në.

Reklamë

“Jam dakord me ju se dhe për italianë korridori VIII nuk është vetëm zgjedhje teknike, është zgjedhje politike se kjo pjesë e strategjisë tonë për bashkimin e Ballkanit, është përparësi strategjike për qeverinë italiane, do të bëjmë maksimumin t’ju ndihmojmë që të bëheni pjesë e BE dhe jam i qartë për Ballkanin Perëndimor”, u shoreh Tajani.

Ministrat zyrtarë të vendeve të tjera pjesëmarrëse si Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Rumania theksuan se kjo iniciativë lehtëson bashkëpunimin mes vendeve.

“Këto rezultate duhet t’i ndiejnë vetë vendet dhe vetë qytetarët: distanca më të shkurtra, më të shpejta, dhe zbatimi i standardeve evropiane. Korridori VIII mund të shndërrohet jo vetëm në një aks ndërlidhjeje transporti, por edhe energjetike dhe të rezistencës”, tha Timčho Mucunski, ministër i Jashtëm i Maqedonisë Së Veriut.

“Në këtë kontekst, Korridori VIII duhet të vlerësohet në aspektin e rëndësisë së vet politiko-strategjike, të ndikimit rajonal ekonomik edhe domethënien e tij strategjike të mbrojtjes”, tha Nikolay Pavlov, zëvëndësministër i Jashtëm i Bullgarisë.

Zyrtarët pjesëmarrës pranuan gjatë sesionit të diskutimeve se ky projekt do të sjellë frytet e tij gjatë viteve në vijim.

Më shumë video

Reklamë