E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ministria e Brendshme: Policia Rrugore masa administrative ndaj shkelësve të Kodit Rrugor (VIDEO)

Ministria e Punëve të Brendshme deklaroi sot se, Policia Rrugore në 72 orët e fundit ka marrë masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve.

 

Reklamë

Në një njoftim për mediat bëhet e ditur se, “Policia Rrugore në të gjithë vendin vijon punën për parandalimin dhe ndëshkimin e të gjithë shkelësve të Kodit Rrugor me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë. Në kuadër të masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë në 72 orët e fundit në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 5.201 raste: 481 raste për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 716 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, 787 për parakalim të gabuar, 75 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, 327 për shpejtësi tej normave të lejuara”.

 

Reklamë

Po ashtu, thuhet në noftim se, janë pezulluar 169 leje drejtimi duke i renditur si më poshtë, “20 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. 128 për shpejtësi tej normave të lejuara. 21 për mosrespektim semafori dhe të ndryshme. Po gjatë 72 orëve të fundit janë arrestuar 20 drejtues mjetesh: 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. 5 për drejtim mjeti pa Leje drejtimi”.

 

“Policia Rrugore është e angazhuar maksimalisht për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve rrugore, minimizimin e shkeljeve të Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm sigurinë e jetës”, thuhet në njoftim ku publikohet dhe një video nga aksioni i Policisë Rrugore në 72 orët e fundit.

 

https://www.facebook.com/punetebrendshme.gov.al/videos/1503196993063788/

Vazhdo të lexosh

Reklamë