E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 minuta më parë
Kronikë

Mijëra euro në tubin e aspirimit/ Prokuroria  ballafaqon sanitaren Rozeta Dobi dhe ish-zyrtaren Alda Klosi

Prokuroria e Tiranës është duke kryer një ballafaqim mes ish-zyrtares Alda Klosi dhe Rozeta Dobit, e cila punonte si sanitare në shtëpinë e Klosit.

 

Raportohet se fillimisht është shoqëruar në ambientet e Prokurorisë së Tiranës sanitarja Rozeta Dobi dhe më pas Alda Klosi.

 

Reklamë

Ky është ballafaqimi i parë mes dy të pandehurave të cilat kanë dhënë dëshmi që kundërshtojnë njëra-tjetrën.

 

“Lekët vinin në shtëpi që nga viti 2021. Nuk kam dijeni kush i sillte, por vinin në çantë. Në Dhjetor 2022, Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Atë ditë që i mora nuk ishte në shtëpi. Më tha merri në kasafortë. Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin. Atë ditë s’kam marrë lekë”, mësohet të ketë thënë më herët para hetuesve sanitarja, Rozeta Dobi.

 

Alda Klosi akuzohet për për fshehje e mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.

Vazhdo të lexosh

Reklamë