Presidenti Meta postoi një foto në facebook duke trokitur gotatme Ambasadoren e Francës në vendin tone, teksa m,ori pjesë në pritjen për Festën Kombëtare të këtij vendi , Ditën e Bastijës.

 

Sipas kreut të shtetit, Dita e Bastijës tregoi modelin dhe shembullin për gjithë popujt e Europës se padrejtësia dhe abuzimi me pushtetin nuk mund të jenë të përjetshëm, kur qytetarët ndërgjegjësohen dhe bashkohen për liri dhe drejtësi.

 

 

Shumë i gëzuar, që së bashku me diplomatë dhe miq të Francës të kremtonim sot Festën Kombëtare të këtij vendi mik, Ditën e Bastijës, që tregoi modelin dhe shembullin për gjithë popujt e Europës se padrejtësia dhe abuzimi me pushtetin nuk mund të jenë të përjetshëm, kur qytetarët ndërgjegjësohen dhe bashkohen për liri dhe drejtësi.

Mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen që Franca i ka dhënë Shqipërisë dhe vazhdon t’i japë për integrimin e saj në Bashkimin Europian.

 

 

Për Metën, Shqiperia nuk ka rrugë dhe alternative tjetër vec qënies në BE.

 

 

Nuk ka asnjë alternativë tjetër për Shqipërinë përveç rrugës së pandalshme drejt Evropës së Bashkuar, në përqafim dhe mbrojtje të vlerave dhe parimeve universale të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut.

Traktati i Mirëkuptimit dhe Miqësisë dhe Partneriteti Strategjik mes dy vendeve janë dëshmi e vullnetit tonë të përbashkët për forcimin dhe pasurimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera, që këtë vit shënojnë edhe 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *