Subscribe

Kreu i shtetit i bën apel klasës politike te mbajë një qëndrim unik sa i takon te ardhmes evropiane te vendit. Nga Përrenjasi, Presidenti Meta theksoi nevojën e shmangies së përplasjeve mes mazhorances dhe opozitës, duke u fokusuar tek rezultatet konkrete.

 

“Mendoj se në këto momente është shumë e rëndësishme që të evitojmë çdo lloj polemike dhe të përqendrohemi te demonstrimi i rezultateve në ditët, në javët që vijnë, sepse besoj se kjo do të ishte rruga më e mirë që ky rekomandim i Komisionit të kthehet në mënyrë të sigurt në një vendim pozitiv të vendeve anëtare.”

 

Për presidentin Meta tani është koha qe vendi të përqendrohet në thellimin e reformave për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe. Kreu i Shtetit theksoi se vendi i ka të gjitha mundësitë për çeljen e negociatave.

 

“Së pari duhet t’i gëzohemi rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian, sepse ky është një hap mjaft i rëndësishëm. Dhe së dyti duhet të përqendrohemi në thellimin e reformave të 5 prioriteteve kyçe, sidomos për të treguar më shumë vullnet dhe rezultate përsa i takon sundimit të ligjit. Jam i bindur se i kemi të gjitha mundësitë që Këshilli të mbështesë plotësisht këtë rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave për Shqipërinë.”

 

Deklaratat e Metës vijnë ne kohen kur edhe kryeministri Rama i ka kërkuar opozitës qe t’i bashkohet përpjekjeve për te mundësuar vendimin pozitiv për negociatat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *