Subscribe

Në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë, ku u miratuan edhe ndryshimet statutore, u shpalos programi politik me fokus rimëkëmbjen ekonomike.

 

 

Në fjalën e tij, Ilir Meta u shpreh se Partia e Lirisë synon rritjen e pagave, uljen e barrës fiskale si dhe mekanizma për të shtuar investitorët e huaj.

 

 

“Modeli ynë ekonomik mbështetet tek nxitja e prodhimit, tek eksportet, tek ekonomia e dijes, tek liria dhe klima miqësore ndaj biznesit, si e vetmja mënyrë për thithjen e investimeve te huaja, tek ulja e barrës fiskale dhe formalizimi i ekonomisë,  tek kualifikimi i burimeve njerëzore për paga të jetueshme, tek garantimi i të ardhurave jetike për shtresat në nevojë, tek zgjerimi dhe konsolidimi i shtresës së mesme të shoqërisë, si garante e një zhvillimi të qëndrueshëm, por edhe vetë mbrojtjes së demokracisë. Ne do të miratojmë ligjin për indeksimin e pagave në raport me inflacionin dhe rritjen ekonomike, rritje e pagave që do të realizohet cdo vit.”

 

 

Ky model ekonomik sipas Metës, sjell thyerjen e monopoleve dhe koncensioneve, e po ashtu edhe konfiskimin e aseteve të fituara nga inceneratorët.

 

 

Permiresim ne menaxhimin e borxhit publik dhe uljen e kostos së shërbimit të tij. Rishikim ligjor te kontratave te Koncesioneve dhe PPP-ve, me auditim ndërkombëtar. Konfiskimin e aseteve te krijuara nepermjet veprimtarive korruptive e kriminale, si incerenatoret, etj.

 

 

Në fund të fjalës, Meta i bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë më 12 nëntor, si një garanci për fitoren e 14 majit.

 

 

 

Meta akuzoi qeverinë Rama edhe për situatën me energjinë elektrike si dhe për rritjen e çmimit të naftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *