Presidenti i republikës Ilir Meta i ka kërkuar homologut të tij Azer, Ilham Aliyev, të ndikojë në forcimin e bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Në takimin mes krerëve të të dy shteteve, Meta vlerësoi mbështetjen që presidenti Aliyev i ka dhënë realizimit të projektit të gazsjellësit TAP. Por, sipas presidentit shqiptar raportet mes dy vendeve duhet të shtrihen jo vetëm në fushën e energjisë, por edhe në fusha të tjera, si tregtia, turizmi, arsimi e kultura. Takimi është zhvilluar gjatë zhvillimit të forumit në Baku, me temë: “Mbyllja e boshllëqeve për krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse”.





