E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Meta takon ministrin austriak: Austria pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar me ministrin Federal për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg.

 

Reklamë

Kreu i shtetit në fjalën e tij është shprehur se Austria ishte një prej vendeve që nënshkroi letrën mbështetëse për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Ndër të tjera në këtë takim presidenti Meta vlerësoi bashkëpunim efektiv dypalësh midis agjencive të zbatimit të ligjit të dy vendeve tona, dhe inkurajoi forcimin e mëtejshëm të tyre.

 

Meta shprehu kënaqësinë për trendin pozitiv në shkëmbimet ekonomike e tregtare dypalëshe, si dhe çmoi asistencën austriake në edukimin profesional, duke kërkuar që eksperienca e shkëlqyer e Shkollës së Mesme Profesionale “Peter Mahringer” në Shkodër, të shtrihet edhe më gjerë në vend.

 

Gjithashtu kreu i shtetit e falenderoi Ministrin Schallenber për angazhimin e menjëhershëm, solidaritetin e treguar dhe ndihmat humanitare të autoriteteve austriake për tejkalimin e pasojave të tërmetit të 21 shtatorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë