Meta takon homologun polak, në fokus interesi i turistëve polak për Shqipërinë

Presidenti Meta u takua me homologun polak gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në SHBA.
Metaj dhe Andrzej Duda ndanë të njëjtin mendim lidhur me marrëdhëniet shumë miqësore e të bashkëpunimit prej dekadash mes dy vendeve dhe nevojën e forcimit dhe intensifikimit të mëtejshëm të tyre në të ardhmen.
Ata vlerësuan rritjen e interesit dhe të bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe numrin gjithnjë në rritje të turistëve polakë që vizitojnë Shqipërinë.
Presidenti Meta, shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Polonia i jep procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe çeljes së negociatave të anëtarësimit në BE.
Gjatë bisedës u vlerësuan dhe mbështetjet reciproke për kandidaturat e të dy vendeve në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Presidenti polak pranoi me kënaqësi ftesën e Presidentit Meta për një vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila do të forconte më tej marrëdhëniet midis dy vendeve.





