Subscribe

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar dekretimin e Gent Cakajt, si minister per Europen dhe Punet e Jashtme.

 

Me nje leter te bere publike drejtuar Kryeministrit Edi Rama, ai argumenton te gjitha motivet qe e cuan drejt ketij vendimi, i cili eshte i pari ne historine e Shqiperise.

 

 

Kreu i shtetit nenvizon mungesen e certifikates se sigurise nga ana e Cakajt, certifikate te cilen ai duhet ta kishte qe ne momentin qe u emerua zv.Minister i Jashtëm.

 

 

 

Gent Cakaj, për një periudhë të vazhdueshme prej 7 muajsh ka neglizhuar qartësisht zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore të sipërcituara, që sipas parashikimeve të ligjit përbëjnë shkelje penale dhe janë të dënueshme sipas legjislacionit në fuqi. Cakaj, me mosplotësimin e formularit të aplikimit dhe mospajisjen me Certifikatat përkatëse të Sigurisë për periudhën 7 qershor 2018 deri në 3 janar 2019, jo vetëm që ka vënë në rrezik informacionin e klasifikuar sekret shtetëror apo sekret NATO dhe BE, por nga ana tjetër ai ka shfaqur haptazi mosbindjen e tij përballë një detyrimi të qartë ligjor.

 

 

Zvministri alikoi per tu pajisur me kete certifikate ne daten 3 janar dhe vetem nje dite me pas, ai e mori ate, pra brenda 24 orëve. Por Meta vëren se kjo ishte një kohë e pamjaftueshme per te mbledhur te gjithe informacionin për një person që ka dynënshtetësi.

 

 

Ky verifikim do të duhej të kryhej edhe në Belgjikë dhe Hungari, vende këto ku ka jetuar për një kohë relativisht të gjatë Gent Cakaj. Ky veprim tregon qartë se procesi i verifikimit, nuk është kryer i plotë, nuk është objektiv, por i ndërmarrë vetëm për përmbushjen proceduriale (jo përmbajtësore)  të informacioneve shtesë që do të mund të kërkonte Presidenti i Republikës.

 

 

Ilir Meta ndalet dhe tek deklaratat publike te Gent Cakajt lidhur me ndryshimin e kufijeve mes Kosoves dhe Serbise, teze te cilen ai e ka mbeshtetur. Por sipas kreut te shtetit, deklaratat jane në kundërshtim  me politikën rajonale të shtetit shqiptar.

 

 

Përkrahja, sponsorizimi apo dhe mosreagimi me vendosmëri ndaj tezave për shkëmbim territoresh/korrigjim kufijsh në rajon është qasje destruktive që kërcënon paqen dhe sigurinë e rajonit dhe në mospërputhje me angazhimet e detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe minon besueshmërinë e vendit tonë si faktor stabiliteti në rajon.

 

Ne perfundim te shkreses drejtuar Kryeministri Rama, Presidenti tërheq vëmendjen për mungesën e e eksperiences se Cakajt ne politike, diplomaci dhe administratë.

 

 

Profili i z. Genti Cakaj, i propozuar për postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi.Kandidatura e Gent Cakaj nuk i plotëson kushtet, nuk krijon besueshmëri dhe nuk ofron garancitë e nevojshme për ushtrimin me objektivitet dhe në lartësinë e kërkuar të detyrës tepër të rëndësishme të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

 

 

Refuzimi i presidentit vjen vetëm një ditë pasi bisedoi me Ramën në zyrën e tij e po ashtu firmosi dekretet për katër ministrat e tjerë të rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *