Përplasja e presidentit Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama është një tjetër çështje e nxehtë diskutimi kohët e fundit në vendin tonë. Ndër të tjera në Real Story të ftuarit kanë diskutuar në lidhje me pozicionin e Metës, dhe sipas tyre kjo është një çështje që duket se është më shumë politike.

 

Në fjalën e tij analisti Skender Minxhozi është shprehur se vendimi i Metës është në kundërshtim me kushtetutën dhe sipas tij ai po e përdor kushtetutën si proë private.

 

“Meta po e përdor kushtetutën si pronë private, presidenti mund të kete objeksone për emrin e ministrit Cakaj por jo për shkarkimin e një ministri pasi kjo është një çështje që nuk rri as në ajër as në tokë. Kriza Rama-Meta, nuk duhet te ishte konsumuar ne nje kohe kur nuk kemi Gjykate Kushtetuese.”

 

Ngjela në fjalën e tij në Real Story ka theksuar se ministrant janë delegim dhe kopetencë e kryeministrit, ndërsa sipas tij presidenti ka kopetencë një substenciale dhe formale.

 

“Meta nuk e miratoi emrin e ministrit të propozuar pasi mund të ketë pasur gjëra tek të cilat mund ti ketë në tryezë, por që mund të jetë dicka që mund të flasë me kryeministrin. Ne  e dimë që ai është një shtetas me shtetësi të huaj sipas kushtetutës. Presidenti ka ndikim absolute është pa gjykat Kushtetuese, ndërsa kryeministri jo nuk është absolut, pasi një vendim të thjesht të tij mund tja rrëzojë një gjykatë e thjeshtë. Kushtetuta nuk ka garant duhet të kemi parasysh se ajo s’është garantë as për kryeministrin as për një njeri të thjeshtë. Defekti ynë është se politika nuk bën dallimin mes administratës dhe gjykatës.”

 

Sipas Ngjelës nuk ka një instrument juridik që ta ndalojë Metën ta dekretojë, ndër të tjera ai ka theksuar se për zgjidhjen e ngërcit Meta-Rama? “Duhet te shkohet në Gjykatën e Strasburgut, për të gjetur nje zgjidhje”.

 

Në fjalën e tij analisti Arjan Vasjari e ka cilësuar përplasjen Rama-Meta si një krizë politike instucionale, por që bëhet përpjekje për ti dhënë një koperturë politike.

 

“Nëse do të kishte Gjykatë Kushtetuese ajo sdo të kishte marr në shqyrtim pasi këto çështje nuk kanë lëndë. Meta nuk e dekretoi një emër për ministër. Presidenti nuk ka kualifikim rreth asaj që është investiturë e kryeministrit. Presidenti me të drejte tha se nuk ka çertifikatë të sigurisë ndërsa DISK ja dha, i ra arsyeja, dhe atëherë duhej të dekretohej. Ndërsa nëse do të ndaleshim në arsyet i ri i huaj apo jo nuk ishin arsye që mund të pranohen nga një president, atij në konsideratë nuk i mungonte asgjë për tu bërë ministër.Kryeministri duhet te kerkoje mocion besimi ne Parlament. Ne kete moment, Presidenti nuk ka asnje motiv per ta refuzua”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *