E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Meta në SHBA: Ndryshimi i vetëm i kufijve zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë në Forumin “Transatlantic Leadership Network” të organizuar në Kongresin Amerikan, ku ka theksuar se  ndryshimi i vetëm i kufijve, për të cilin duhet të punojmë ditë e natë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit europian në Ballkanin Perëndimor!.

 

Reklamë

“Procesi i Berlinit asnjëherë nuk u hartua me synimin për të zëvendësuar zgjerimin europian, por u ideua si një mekanizëm nxitës për investime më thelbësore europiane si dhe bashkëpunim në rajonin tonë.  Thellimi dhe zgjerimi europian kanë ndodhur krah për krah, pa marrë parasysh dyshimet apo hezitimet, të cilat kanë qenë gjithmonë të pranishme.”

 

Reklamë

Ndër të tjera në këtë takim kreu i shtetit deklaroi se hartimi i proceseve europiane dhe euroatlantike për Evropën Juglindore ishte investimi më i madh strategjik i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

 

“Si SHBA-ja, ashtu edhe BE-ja nuk na lejuan që të shndërroheshim në Lindjen e Mesme të Europës. Konfliktet ndëretnike, politikat shkatërruese si dhe historia e lyer me gjak u zëvendësuan nga bashkëpunimi rajonal, udhëheqja e besueshme si dhe nga vlerat europiane e transatlantike, duke vendosur themelet për të ardhmen e paqtë, të sigurt e të begatë të rajonit tonë.Kufiri europian është zgjeruar edhe më tej me anëtarë të rinj të Bashkimit Europian. Mali i Zi dhe Serbia po përparojnë në negociatat e tyre të anëtarësimit, të ndjekura nga Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë Veriore që gjenden në prag të hapjes së bisedimeve të anëtarësimit.”

 

Gjithashtu Meta nga SHBA është shprehur se Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë në rrugë të mbarë, në rrugën për Integrimin në Bashkimin Europian.

Vazhdo të lexosh

Reklamë