Presidenti i Republikës, Ilir Meta në vijim të vizitës së tij në Maqedoni ka shkuar në fshatin me shumicë shqiptare, Mexhitli, duke bërë që të jetë presidenti i parë shqiptar që viziton këtë fshat.

 

Kreu i shtetit Meta është pritur me nderime nga autoritetet vendore dhe nga dhjetra banorë të zonës, të cilët falënderuan presidentin për kujdesin e treguar ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

 

Në fjalën e tij, Meta u shpreh se shqiptarët atje nuk do të jenë kurrë vetëm duke mos harruar edhe t’i falenderojë se po mbajnë gjallë traditat dhe vlerat e kombit tonë.

 

“Ju dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk do të jeni vetëm. Shteti shqiptar do të qëndrojë gjithmonë pranë jush. Ju jeni krenaria shqiptare e zonës së Manastirit. Ju falenderoj që mbani gjallë e trashëgoni vlerat dhe traditat më të mira të shqiptarëve. Kruja, Vlora, Prizereni e Manastiri janë qytetet më të rëndësishme për në shqiptarët.”

 

Ndërkohë të shtunën kreu i shtetit Meta ka vizituar shtëpinë e Kongresit të Manastirit me rastin e 110-vjetorit të mbledhjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *