E martë, 13 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Meta në Kosovë: Nga e hëna do bëj më tepër për ju, jap fjalën

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe homologia e tij e Kosovës Vjosa Osmani, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.

 

Reklamë

Gjatë fjalës së tij, Meta tha se ka bërë çfarë ka mundur për Kosovën dhe ka premtuar se nga e hëna në mëngjes, ditë që përkon edhe me lënien e detyrës së Presidentit, do të bëjë edhe më shumë.

 

Reklamë

“E dashur Vjosa nuk pranoj asnjë falenderim sepse kam bërë detyrën kushtetuese por edhe morale siç e ka çdo qytetar i Shqipërisë dhe e vetmja keqardhje është që mund të kisha bërë edhe më shumë në përkrahjen e Kosovës nëse do të kisha më pak probleme të brendshme në vendin tim gjatë këtyre 5 viteve. por ju jap fjalën se nga e hëna 25 në mëngjes do të bëj shumë herë më tepër edhe për Kosovën.

Ajo që dua t’ju falenderoj është bashkëpunimi i shkëlqyer me ju dhe institucionet e Kosovës, dhe që do ta vijojmë edhe në të ardhme, jam i bindur që edhe presidenti i zgjedhur i Shqipërisë do të vijojë traditën shumë pozitive.” 

Më shumë video

Reklamë