Presidenti Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike me drejtuesit shqiptarë të pushtetit vendor në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

 

Meta shprehet se diskutuan për gjendjen shëndetësore të qytetarëve të prekur me COVID-19 në Luginë dhe shprehu solidaritetin e plotë me ta në këto momente të vështira.

 

Ai theksoi se deri tani situata në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë paraqitet e qëndrueshme.

 

“Kënaqësi të zhvilloja sot biseda telefonike me Kryetarin e Komunës së Preshevës, z.Shqiprim Arifi, Kryetarin e Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi, si dhe me Kryetarin e Grupit të Kuvendarëve në Komunën e Medvegjës, z.Muharrem Salihu. U interesova për gjendjen shëndetësore të qytetarëve në Luginë, si dhe shpreha solidaritetin e plotë me ta në këto momente të vështira. Lajm i mirë që deri tani situata në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë paraqitet e qëndrueshme sa i përket përhapjes së pandemisë COVID-19.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *