Mes konfliktit Rusi-Ukrainë, presidenti Ilir Meta thekson se Shqipëria ndodhet në krah të Ukrainës.

 

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i shtetit shprehet se ndihet i frymëzuar nga shembulli i unitetit dhe vendosmërisë që vjen nga Ukraina.

 

Mesazhi i Metës:

Shumë frymëzuese dita e sotme në Ukrainë – shembull i unitetit kombëtar dhe vendosmërisë së këtij vendi mik.

Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar qëndrojnë në krah të Ukrainës, në mbështetje të integritetit të saj territorial dhe të së drejtës së popullit të saj për të zgjedhur aleancat dhe të ardhmen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *