Ish deputeti i PD, Arben Ristani mendon se presidenti Ilir Meta do i rikthehet jetës politike,

 

I ftuar në studion e “Quo Vadis”, Ristani tha se Meta i ka të gjitha mundësitë dhe përvojën për të qenë aktor i fortë në politikën shqiptare.

 

“I ka të gjitha mundësitë dhe pëvojën për të qenë aktor i fortë në politkën shqiptare. Edhe në rast se do e nisë tani jetën partiake, koha është e papërfillshme në jetën politike. Mesa duket Meta do i rikthehet jetës politike, vazhdoj të këmbëngul. Se loja me drejtësinë në Shqipëri është shumë e rrezikshme . Ky vend ka nevojë ulëritëse për drejtësi. Duhet të jemi të kujdesshëm se kemi nevojë për drejtësi”, tha Ristani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *