Subscribe

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen pritet të mbërrijë sot në Shqipëri, ndalesa e parë e turit të saj në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, e ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.

 

Mësohet se së bashku me kreun e qeverisë Edi Ramën do të marrë pjesë ne inagurimin e shkollës ‘Korb Muça’ dhe kopshtin ‘Europa’ financuar nga fondet e Bashkimit Europian.

 

“Sot filloj vizitën time me 6 partnerët e Ballkanit Perëndimor. Mesazhi im është i qartë, ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane”, shkruan ajo në “Twitter’.

 

Vizita e von der Leyen vjen një javë para samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet më 6 tetor.

 

Axhenda:

8:45-Pritja te Pallati i Brigadave me ceremoni

Rreth orës 9:00-Takimi me Kryeministrin Ramën

Rreth orës 10:00 është parashikuar një takim me Presidentin Meta

Pas kësaj Von Der Leyen dhe Kryeministri Rama do të vizitojnë shkollën “Korb Muça” në Qerekë të Krujës, shkollë e cila është rindërtuar përmes programit ‘BE për shkollat’ pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Pas vizitës aty do të ketë edhe një konferencë për shtyp të përbashkët të Kryeministrit dhe Komisioneres Ursula Von Der Leyen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *