Subscribe

“Festa dhe Llogari”, kjo ka qenë tema e emisionit “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus, mbrëmjen e së hënës.

Në një lidhje me “SKYPE”, Pastori Paulin Vilajeti dha një mesazh të fortë për të gjithë shqiptarët.

Ai tha se sot çdo kush duhet të gëzojë çdo ditë të jetës që na ka dhënë Zoti, pasi shumë nuk e kanë mundësinë.

Pastori u shpreh besimplotë se vitit 2024 do të jetë i mrekullueshëm për Shqipërinë.


Duhet ta falenderojmë perëndinë se na ka dhënë jetën. Unë besoj në të vërtetë. Askush nga njerëzit që jetojnë në këtë botë nuk e ka kërkuar jetën, na është dhënë. Duhet ta shijojmë në maksimum çdo gjë. Duhet të festojmë në festa. Sado probleme që ka Shqipëria, unë besoj se 2024 do të jetë një nga vitet më të mrekullueshme që do të kalojmë”, u shpreh Vilajeti.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *