Subscribe

Pa përmendur debatin e fundit mbi ligjin për importin e plehrave, miratuar seancën e fundit parlamentare vetëm me votat e të majtëve, kryeministri Rama i rikthehet mesazheve negativiste, që thotë se vijnë nga sharlatanë.
Në një aktivitet të Forumit Rinor të PS, kreu i qeverisë foli për domosdoshmërinë e komunikimit real. Në një kohë kur politika në sytë e qytetarëve merr nota negative, shefi i ekzekutivit mendon se e keqja vjen vetëm kur atë e drejtojnë njerëzit e gabuar. Në gjysmë finale e “FRESSH VOICE”, ku do të zgjidhen drejtuesit e rinj të Forumit, kryeministri nuk hezitoi të bënte dhe batuta me të rinjtë socialistë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *