E premte, 23 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mesazhe e dedikime dashurie, çfarë publikoi viktima Kolë Manaj në rrjetet sociale për partneren që plagosi

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Shkodrës këtë paradite, ku Kolë Manaj, 34 vjeç, ka qëlluar partneren e tij, Anila Ndoka Prendushi, 44 vjeçe, dhe më pas ka marrë jetën e tij. Anila ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital, duke luftuar për jetën.

Ajo ishte e divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshorti, me të cilin ka 3 fëmijë, dhe prej 5 vitesh jetonte me Manajn.

Reklamë

Çifti ishte aktiv në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, ku shpesh publikonin mesazhe dashurie për njëri-tjetrin.

“Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë”, thuhet në një audio në një nga postimet e fundit të Kolë Manaj./vizionplus.tv

Reklamë

 

@koli_manaj♬ suono originale – Koli_manaj

Vazhdo të lexosh

Reklamë