E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Merrte para në këmbim të lejeve të legalizimit, pranga drejtorit të Kadastrës në Berat

Pas një hetimi 9-mujor u finalizua operacioni policor i koduar “Aluizni”. Në pranga përfundoi drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat, 38-vjeçari me iniciale E. N.

Ai dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

Vazhdo të lexosh

Reklamë