Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për një drejtues të lartë të Policisë së Tiranës.

 

Bëhet fjalë për Erion Ismailin, i cili mban aktualisht pozicionin si shef sektori të krimit ekonomik në Policinë e Tiranës.

 

Dosja e cila është nën hetim nga prokurorja e Tiranës Suela Salavaçi ka të bëjë me një denoncim ku thuhet se Ismaili ka marrë rryshfet 10 mijë euro çdo muaj për të lejuar një call center të kryente lirisht veprimtarinë mashtruese me bursat ndaj qytetarëve europiane.

 

Dyshohet se shefi i krimit ekonomik Erion Ismaili merrte këtë shumë çdo muaj nga subjekti që ndodhej në rrugën e Kosovarëve në Tiranë.

 

Policia ka ushtruar kontrolle në këtë call center ku sekuestroi disa komjutera dhe pajisje të tjera. Gjatë këtij operacioni që u zhvillua më daten 15 prill, u arrestuan Eduart Spasari, Fatmir Qershori dhe Mariglen Karaj. Ky i fundit është zyrtar i lartë në UKT.

 

Në momentin që policia i ka shkuar subjektit për kontroll, ata kanë kontaktuar me Karajn. Ky i fundit me mesazhe dërguar administratorëve të call centerit është shprehur se i ka dhënë 10 mije euroshin Erion Ismailit me qëllim që ky biznes të mos prekej.

 

Erion Ismaili është marrë në pyetje nga kolegët e tij, ku ka mohuar akuzat dhe mesazhet.

 

Ndërkohë Karaj përpara hetuesve nuk ka pranuar të fliste. Madje pas arrestimit, mësohet se ai ka shfaqur probleme me zemrën dhe është dërguar në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *