Një polic dhe një avokat janë ndaluar nga SHÇBA, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm te gjyqtarë e prokurorë në këmbim të shpërblimeve monetare.

 

Të arrestuarit janë inspektor Haki Dyli, 60 vjeç, punonjës policie në Durrës dhe Devis Qana, 40 vjeç, Avokat, pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë.

 

Ndërkohë bëhet me dije se të dy këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u premtonin palëve në proces hetimi dhe gjykimi favorizim përmes ndikimit me forma anti-ligjore. Në këmbim të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te gjyqtarë e prokurorë, ata kërkonin shpërblime monetare që varionin deri në 2.000 euro.

 

Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur të tjera detaje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *