E shtunë, 3 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Merkel në Davos: Izolimi dhe proteksionizmi nuk janë zgjidhje

Kancelaria gjermane, Angela merkel, gjatë fjalës së saj në forumin  Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos, ka bërë thirrje për të marrë në dorë fatin e Bashkimit Europian.

 

Reklamë

Ajo theksoi se BE nuk mund të mbështetet më tek SHBA-të, dhe se për këtë duhet bërë i mundur krijimi i një politike të jashtme dhe mbrojtjeje të përbashkët për të siguruar të ardhmen e unionit.

 

Angela Merkel bëri gjithashtu thirrje për frymën e bashkëpunimit global dhe ndërtimin e një sistemi të hapur të tregtisë botërore.

 

Duke folur kundër proteksionizmit, një temë e përbashkët e samitit që shihet si një kritikë ndaj Donald Trump, kancelaria theksoi se “Gjermania dëshiron të jetë një vend që do të japë kontribut për të zgjidhur problemet e botës së bashku”.

 

Ndërsa për Brexit, Merkel theksoi se ndjen keqardhje që Britania e Madhe nuk do të jetë pjesë e Bashkimit Europian për shumë kohë.

 

Nga ana e tij presidenti i francës Emanuel Macron, u shpreh se është i nevojshëm një bashkëpunim që siguron të mirën e përbashkët.

 

Ai theksoi se duhet thelluar bashkëpunimi mes partnerëve ndërkombëtare ndaj luftës kundër terrorizmit, dhe duhen krijuar kushtet e nevojshme për një paqe te qëndrueshme. Sipas tij vetëm kështu mund të sigurohet një politike zhvillimi dhe edukimi.

 

Macron bën thirrje për krijimin e një kontrate të re globale, e cila përfshin 3 detyra, të  drejtën për të investuar, ndarë dhe mbrojtur.

 

Duke folur rreth çështjes së klimës, presidenti Francës falenderoi Kinën dhe Indinë për punën e madhe në këtë drejtim, ndërsa ironizoi presidentin Donald Trump, i cili më herët kishte lajmëruar tërheqjen e SHBA nga pakti i klimës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë