Merkatoja e verës ka nisur e nxehtë në Superligë me shumë afrime dhe largime lojtarësh. Tirana kampione ka bërë përforcimet e para jo vetëm me blerje të reja por edhe me rinovimin e disa prej titullarëve me peshë.

Pas Agustin Torassës, Bathës dhe Gent Muces që rinovuan me skuadrën, klubi ka filluar dhe me largimin e shumë lojtarëve që i mbaronte kontrata.  Vetëm mbrëmjen e se hënës drejtuesit e Tiranës kanë zyrtarizuar largimin e 6 lojtareve.

Ashtu sikur dhe flitej prej kohësh në fakt,  emra si  Erando Karabeci, Edon Hasani, Sidibe, Ismael Dunga, Mario Morina dhe Edvan Bakaj, nuk ishin në planet e trajnerit EGBO për szonin e ardhshëm dhe kanë mbyllur aventurën me Tiranën.

Ka qenë vetë faqja zyrtare e klubit që e ka konfirmuar një gjë të tillë duke i uruat suksese futbollistëve në vazhdimësie. Lojtarët tani janë të lirë dhe në pritje të ofertave.

Nga ana tjetër Partizani ka mbyllur bashkëpunimin me ushtarin e skuadrës Bruno Telushi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari ku sqaron e kontrata e tij me klubin e kuq ka përfunduar.

Ndërsa Teuta ka zyrtarizuar mbrëmjen e të hënës edhe afrimin e parë në skuadër, sulmuesin Aldrit Oshafi ndërsa ka mbyllur bashkëpunimin me shkodrani Arlid Kalaja.

Merkatoja e verës në Supërligë pritet të jetë  e nxehtë në transferimin e lojtarëve duke parë dhe si shkoi sezoni si pasojë e koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *