Subscribe

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 35 persona pas operacionit të gjerë anti-drogë të koduar “Rrjeti”.

 

Për shtate të tjerë u dha masa “arrest shtëpie”, teksa tre u lanë nën masën “detyrim paraqitje”.

 

Në total ishin 45 persona që u arrestuan ditën e enjte me urdhër të prokurorisë.

 

Ndërkaq, 7 persona janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre, ndërkohë prokurori i çështjes konfirmon se operacioni vazhdon ende pasi nga dëshmitë e të arrestuarve janë zbardhur edhe emra të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet.

 

Kujtojmë se nga ky megaoperacion u goditën katër grupe kriminale të zhvilluar nga policia e shtetit në Elbasan, Pogradec, Prrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd.

 

Në pranga kanë ranë 45 persona, mes tyre edhe biznesmenë, shpërndarës droge, furnizues si dhe drejtues të grupeve kriminale.

 

Si rezultat i operacionit në banesa dhe lokale u gjetën dhe u sekuestruan drogë të llojeve të ndryshme, një automatik dhe municion luftarak, 51 milion lekë, 15 mijë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *